Rita Petro: Gjysha ime ishte gruaja e heroit të parë komunist, por festonte Krishtlindjet
Shkrimtarja Rita Petro tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se si festoheshin Krishtlindjet në familjen e saj edhe në kohën e komunizmit kur feja ishte e ndaluar.
Ajo rrëfeu se si gjyshja e saj në Korçë ndiqte ritet e festës në fshehtësi, edhe pse ishte gruaja e heroit të parë komunist në këtë qytet.
“Në Korçë kam pasur njerëzit e mamit, ku bënin ëmbëlsira, i shpërndanin në lagje, çdo gjë bëhej fshehurazi edhe pse gjyshja ishte gruaja e heroit të parë komunist në Korçë, Koçi Bakos. Mbaj mend shumë, sidomos te halla, e cila hapte një sirtar kur vinte nata, ishte gjysmë errësirë dhe mbante ikona, në shtëpinë time nuk i kisha parë. Pusho, më thoshte, se për këto të fusin në burg, i vinte përpara në komedinë dhe i binte ajo gjysmë errësira me ato flokët e bardha dhe lutej, mësonte dhe mua. Mbaj mend që na vinin kartolinat nga Amerika ku shkruhej edhe Gëzuar Vitin e Ri dhe Gëzuar Krishtlindjen dhe mbaj mend që pyesja mamin se ne nuk e festonim”, tregoi shkrimtarja.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 08:42 Përplasen dy trena në Poloni, vagonët dalin nga shinat. Plagosen 2 pasagjerë (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve
- 08:28 Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?