Turqia injoron aleancën Izrael-Greqi-Qipro, Ankaraja: Tensionet në Egje i sjell vetëm Athina
Turqia ka reaguar ndaj bashkëpunimit të fundit trepalësh mes Izraelit, Greqisë dhe Qipros, duke deklaruar se iniciativa nuk përbën rrezik ushtarak për Ankaranë. Në të njëjtën kohë, autoritetet turke kanë drejtuar akuza ndaj Greqisë, të cilën e mbajnë përgjegjëse për rritjen e tensioneve në Detin Egje.
Në deklaratën javore të Ministrisë së Mbrojtjes, zëdhënësi Admiral Zeki Aktürk uli rëndësinë e takimit të zhvilluar në Jerusalem mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të Qipros, Nikos Christodoulides. Sipas Ankarasë, samiti nuk ndryshon balancat e sigurisë në rajon.
Aktürk tha se Turqia nuk është palë nxitëse e përshkallëzimit në Egje dhe Mesdheun Lindor, duke theksuar se veprimet që krijojnë tension vijnë nga iniciativa të njëanshme. Ai shtoi se qëllimi i Ankarasë mbetet shndërrimi i rajonit në një zonë bashkëpunimi dhe stabiliteti.
Duke komentuar raportimet greke për shkelje të hapësirës ajrore, Ministria e Mbrojtjes turke i hodhi poshtë akuzat, duke i lidhur ato me mospajtime të vjetra mbi kufijtë e ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore. Sipas Turqisë, fluturimet e saj mbi Egje zhvillohen në hapësirë ajrore ndërkombëtare.
Ankaraja rikonfirmoi gatishmërinë për dialog me Athinën dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë.
Sa i përket nismës Izrael-Greqi-Qipro, zyrtarët turq paralajmëruan se çdo veprim që bie ndesh me frymën e NATO-s nuk do të ketë ndikim në realitetet në Egje dhe Mesdheun Lindor.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës