Moti i keq në SHBA: Mijëra anulime dhe vonesa të fluturimeve

26 Dhjetor 2025 | 21:41

Mijëra fluturime po vonohen ose anulohen në Shtetet e Bashkuara për shkak të trafikut të shtuar për shkak të sezonit të festave por edhe për shkak të motit të keq që po prek shumë zona. Sipas shërbimit meteorologjik NWS reshje të dendura dëbore priten në zonën e Nju Jorkut vonë gjatë natës së të premtes dhe deri në mëngjesin e së shtunës, si dhe në Malet Shkëmbore.

Borë parashikohet që në rajonin e Liqeneve të Mëdha të bien borë dhe breshër. Sipas parashikimit shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Kaliforni, do të dobësohet drejt fundit të ditës.
Një total prej 1,364 fluturimesh u anuluan dhe 4,267 u vonuan. Aeroportet në Nju Jork dhe Çikago u prekën më shumë.

Në Nju Jork dhe shtetin fqinj të Nju Xhersit, priten deri në 20 centimetra borë në disa vende dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të kufizojnë lëvizjet e tyre.

“Të gjithë banorët e Nju Jorkut duhet të jenë të përgatitur. Shmangni drejtimin e automjeteve nëse është e mundur dhe preferoni transportin publik”, kërkoi kryebashkiaku Eric Adams.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026