Tajlanda dhe Kamboxhia firmosin armëpushimin
Tailanda dhe Kamboxhia ranë dakord të shtunën të ndalojnë përleshjet e ashpra kufitare që zgjatën disa javë, në atë që konsiderohet si luftimet më të rënda në vite mes dy vendeve të Azisë Juglindore. Përplasjet kanë përfshirë sulme me avionë luftarakë, shkëmbime raketash dhe sulme me artileri.
“Të dyja palët bien dakord të ruajnë dislokimet aktuale të trupave, pa lëvizje të mëtejshme”, thanë ministrat e mbrojtjes në një deklaratë të përbashkët për armëpushimin.
“Çdo përforcim do të rriste tensionet dhe do të ndikonte negativisht në përpjekjet afatgjata për të zgjidhur situatën”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias, shkruan CNN.
Marrëveshja, e nënshkruar nga ministri tajlandez i Mbrojtjes, Natthaphon Narkphanit, dhe homologu i tij kamboxhian, Tea Seiha, i dha fund 20 ditëve luftime që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 101 personave dhe zhvendosjen e më shumë se gjysmë milioni banorëve nga të dyja anët e kufirit.
Përleshjet u rindezën në fillim të dhjetorit, pas prishjes së një armëpushimi të mëparshëm, i cili ishte ndërmjetësuar me ndihmën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim.
Prej më shumë se një shekulli, Tailanda dhe Kamboxhia kanë kontestuar sovranitetin në disa zona të pashënuara përgjatë kufirit të tyre tokësor prej 817 kilometrash, një mosmarrëveshje që herë pas here ka shpërthyer në përleshje dhe luftime.
Armëpushimi i fundit do të monitorohet nga një ekip vëzhguesish të Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si dhe përmes koordinimit të drejtpërdrejtë mes dy vendeve, bëri të ditur Natthaphon.
Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin