Votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Sot, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të secilit shtet, raporton KosovaPress.
Të drejtë vote kanë vetëm 19.187 votues të regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike, pasi në listën votuese që do të përdoret në këto përfaqësi përfshihen vetëm shtetasit që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, në periudhën 26 nëntor – 6 dhjetor.
Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime, të cilat i përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme.
KQZ në Prishtinë njofton se verifikimi i statusit të votuesit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet