Zelensky: Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën

27 Dhjetor 2025 | 12:00

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përdor blloqe të zakonshme banimi në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë, për të sulmuar objektiva ukrainase dhe për të anashkaluar mbrojtjen e Kievit.

Zelensky i bëri këto akuza të premten, pas zbulimeve nga ekspertët e inteligjencës se Moska ka gjasa të ketë vendosur raketat e saj të reja balistike hipersonike me aftësi bërthamore në një ish-bazë ajrore në lindje të Bjellorusisë, një veprim që shihet si forcim i aftësisë së Rusisë për të goditur objektiva në Evropë.

“Vërejmë se rusët po përpiqen të anashkalojnë pozicionet tona mbrojtëse të interceptorëve përmes territorit të Bjellorusisë fqinje. Kjo është e rrezikshme për Bjellorusinë,” shkroi Zelensky të premten në Telegram, pas një mbledhjeje të shtabit ushtarak.

“Është për të ardhur keq që Bjellorusia po dorëzon sovranitetin e saj në favor të ambicieve agresive të Rusisë”, tha lideri ukrainas.

Zelensky deklaroi se inteligjenca ukrainase ka vëzhguar se Bjellorusia po vendos pajisje “në vendbanime bjelloruse pranë kufirit, përfshirë edhe mbi ndërtesa banimi”, për të ndihmuar forcat ruse në kryerjen e sulmeve të tyre.

“Antena dhe pajisje të tjera janë vendosur mbi çatitë e ndërtesave të zakonshme pesëkatëshe të banimit, të cilat ndihmojnë në orientimin e ‘Shahedëve’, dronëve rusë, drejt objektivave në rajonet tona perëndimore”, tha ai.

“Kjo është një shpërfillje e plotë ndaj jetës njerëzore dhe është e rëndësishme që Minsku të ndalojë së luajturi me këtë”, shtoi ai.

Ministritë e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës

Mes frikës së një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar është ngjitur në më shumë se 79 dollarë këtë...
17:20 | 13/07/2026

Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)

Ushtria amerikane tha se forcat e saj goditën një nëndetëse dhe një strukturë mirëmbajtjeje anijesh gjatë sulmeve ndaj Iranit të dielën. Në një deklaratë në...
17:12 | 13/07/2026

Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams

Autoritetet në Afrikë njoftuan të hënën se po hetojnë vdekjen e futbollistit, Jayden Adams, pasi trupi i tij u zbulua këtë fundjavë në një pronë në...
17:01 | 13/07/2026