Makinat me qira, trendi i ri i udhëtimeve

27 Dhjetor 2025 | 13:04

Pse të shpenzoni më shumë lekë për të blerë një makinë, kur mund ta merrni me qira më lirë. Nëse dëshironi të kurseni vërtet, zgjidhja e duhur është ‘Makina me Qira Klevi’.

Sipas sipërmarrësit, Klevi Topi, çmimet në “Makina me qira Klevi” fillojnë nga 20 euro për makinat ekonomike dhe familjare, ndërsa për makinat e luksit variojnë nga 150 deri në 200 euro. Gjithashtu, ai theksoi se makinat mund të merren në Aeroportin e Tiranës, në Portin e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Ideja e biznesit të makinave me qira lindi nga pasioni për makinat që në fëmijëri. Gjithmonë kam pasur dëshirë për automjetet dhe për të krijuar një llojshmëri makinash, duke u shërbyer njëkohësisht edhe klientëve. “Makina me qira Klevi” që prej vitit 2021 operojmë në këtë fushë dhe disponojmë mbi 30 makina të ndryshme. Ofrojmë makina ekonomike dhe familjare, duke filluar nga 20 euro, të cilat janë edhe më të kërkuarat, si dhe makina për terrene malore 4×4, si foristrada, X5, ML, X6. Gjithashtu, kemi edhe makina luksi si Range Rover dhe Porsche. Flota jonë përfshin edhe modele luksoze si S-Class, si dhe shumë modele të tjera për çdo nevojë dhe buxhet. Çmimet fillojnë nga 20 euro për makinat ekonomike dhe familjare, ndërsa për makinat e luksit variojnë nga 150 deri në 200 euro. Makinat mund të merren në Aeroportin e Tiranës, por ofrojmë shërbim edhe në Portin e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, kemi pasur raste shërbimi edhe jashtë kufijve, në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në momentin e marrjes së makinës, klienti kryen vetëm pagesën e plotë për ditët e përdorimit. Për klientët tanë nuk mbajmë depozitë, paguhet vetëm qiraja e makinës, pa pagesa shtesë apo kosto të fshehura.Pika jonë ndodhet 5 minuta larg aeroportit, ndërsa shpërndarja e makinave bëhet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit, sipas kërkesës së klientit. Na gjeni edhe në rrjetet sociale! Instagram: Makina me Qira Klevi TikTok, Makina me Qira Klevi. Gjithashtu, na gjeni edhe në Google duke kërkuar Makina me Qira Klevi. Motoja jonë është, cilësi, garanci dhe komoditet”, është shprehur sipërmarrësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026