Vengu vizitë në Bazën e Grup-Batalionit Shumëkombësh të NATO-s: Forcat e Armatosura shqiptare po luajnë një rol aktiv

27 Dhjetor 2025 | 17:47

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu këtë të shtunë ka zhvilluar një vizitë në Bullgari. Gjatë vizitës së tij në Novo Selo, Vengu është ndalur në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s.

Ministri ka ndarë pamje përmes një postimi në “Facebook” të vizitës së tij teksa shtoi se u takua edhe me komandantin italian të misionit, Mattia Scirocco. Ai shton se Scirocco ka folur lidhur me rolin që kanë forcat e armatosura shqiptare në mision.

Sipas tij kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve shqiptarë në çdo mision ku shërbejnë

 “Vizitë në Grup-Batalionin Shumëkombësh të NATO-s, ku shërbejnë efektivët tanë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut

Krenari të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar.

Një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë, kudo që shërbejnë nën flamurin e Aleancës.

Forcat tona rrisin përgatitjen operacionale duke i dhënë mundësinë Shqipërisë të rrisë kontributin e saj aty ku nevoja e kërkon. Siguria kolektive nuk është abstrakte: ajo ndërtohet me prani reale, përgjegjësi politike dhe gatishmëri”, shkruan Vengu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026