FBI do të zhvendoset, ndërtesa “Edgar Hoover” do të mbyllet përgjithmonë
Drejtori i FBI-së, Kash Patel ka bërë me dije se ndërtesa e madhe, por e vjetër “J Edgar Hoover” do të mbyllet dhe agjencia do të zhvendoset në zyrat ekzistuese diku tjetër.
Disa punonjës të FBI-së do të paraqiten në Ndërtesën “Ronald Reagan” dhe Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë në kryeqytetin e SHBA-së për të zënë ish-zyrat e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.
“Pas më shumë se 20 vitesh përpjekjesh të dështuara, ne finalizuam një plan për të mbyllur përgjithmonë selinë e FBI-së në Hoover dhe për të zhvendosur fuqinë punëtore në një strukturë të sigurt dhe moderne”, shkroi Patel.
Ai theksoi se ndërtesa Hoover do të mbyllet përgjithmonë.
“Ky vendim i vendos burimet aty ku u takon: duke mbrojtur atdheun, duke shtypur krimin e dhunshëm dhe duke mbrojtur sigurinë kombëtare. Ai ofron mjete më të mira për fuqinë punëtore të FBI- së së sotme me një kosto shumë më të ulët”, shtoi ai.
Në nëntor, udhëheqësit në Maryland paditën administratën Trump pasi ajo hoqi dorë nga planet për të zhvendosur selinë e byrosë në shtet. Padia theksoi se Kongresi kishte ndarë tashmë fonde për zhvendosjen.
Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin