Zgjedhjet në Kosovë, diplomati: Nëse nuk ka ndryshim të rezultateve do të na çojë në një krizë të re

27 Dhjetor 2025 | 19:28

Diplomati, Sylë Ukshini i ftuar në emisionin “Balkan Talk” me Franko Egron në Euronews Albania ka komentuar lidhur me procesin e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në Kosovë. Sipas tij ngërçi politik që përjetoi Kosova mund të përsëritet nëse nuk ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve.

Ai shtoi se kriza e parë u regjistrua nga mosgatishmëria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të krijuar qeverinë.

“Unë të zgjedhjet e shkurtit pata bërë një parashikim që do të ketë një krizë. Unë e konsideroj se në këto zgjedhje se nëse nuk ka ndryshim të rezultateve do të na çojë në një krizë të re. Mendoj se kriza qe përjetuam ishte nga mosgatishmëria e Kurtit për të krijuar qeverinë sepse e dinte se nuk kishte numrin për president me marrëveshjen dhe nuk donte ta humbte prestigjin.

Të njëjtin problem kishte edhe opozita. Domethënë ishte një krizë e programuar.  Nëse nuk arrihet kompromis këtu dhe tani, sistemi jonë politike nën kupton bashkëpunimin dhe koalicionin. Mendoj se VV ka qenë më agresive dhe atëherë kur e ka shkel Kushtetutën he sot thotë se ngërçin bëri opozita.

Gjykata Kushtetuese tha se VV ka shkelur Kushtetutën. problemi është se mua më duket opozita pak anemike, edhe kauzat nuk arrin ti artikulojë dhe paketojë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026