Zgjedhjet e sotme në Kosovë/ Rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës

28 Dhjetor 2025 | 08:12

Në zgjedhjet e sotme parlamentare janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në mbarë vendin.

Kjo është bërë e ditur të premten nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ata do të kujdestarojnë deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje.

Prokurori i Shtetit i ka ftuar qytetarët, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakoshme parlamentarë në Kosovë. Kos uroi Albin Kurtin për fitoren. Ajo gjithashtu vuri...
09:19 | 08/06/2026

Sekuestrohen armë, municione dhe jelek antiplumb në Pejë, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona pas një operacioni në Pejë. Nga ky operacion janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera. Sipas njoftimit...
09:03 | 08/06/2026

Numërohen mbi 99% e votave në Kosovë, rezultatet e partive në 7 komunat më të mëdha

Procesi i numërimit në Kosovë lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është drejt fundit ndërsa janë numëruar 99.44% e votove. Sipas të dhënave të publikuara...
08:11 | 08/06/2026