Numërohen mbi 99% e votave në Kosovë, rezultatet e partive në 7 komunat më të mëdha
Procesi i numërimit në Kosovë lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është drejt fundit ndërsa janë numëruar 99.44% e votove. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë numëruar 2,484 nga 2,498 kuti votimi.
Lëvizja Vetëvendosje, LVV numëron 297,296 vota ose 42,92%. E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës, PDK me 145,856 vota ose 21,06%. Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka marrë 121,976 vota ose 17,61%.
AAK numëron 49,705 Vota ose 7,18%. Lista Srpska ka marrë 42,761 vota ose 6,17%. LVV në Gjakovë numëron 48.72% të votive. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numëron 27.49 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.38 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës me 6.97 për qind.
Në Gjilan, LVV ka 54.18 për qind të votave LDK ka 22.04 për qind, PDK 14.91 për qind dhe AAK ka marrë 3.22 për qind të votive.
LVV në Mitrovicë numëron 60.53 për qind të votave. PDK renditet e dyta me 26.02 për qind, e treta është LDK me 9.14 për qind dhe AAK me 1.78 për qind.
Në Pejë, LVV numëron 42.73 për qind të votave. LDK numëron 25.82 për qind, AAK 15.17 për qind dhe PDK 8.82 për qind.
Në Prishtinë, LVV ka marrë 48.90 për qind të votave. LDK numëron 24.44 për qind, PDK 19.05 për qind dhe AAK 5.13 për qind.
Në Prizren, LVV ka 44.07 për qind të votave. PDK numëron 22.12 për qind, LDK 12.51 për qind dhe AAK 3.05 për qind të votave. Në Ferizaj, LVV ka marrë 53.81 për qind të votave. PDK 24.76 për qind, LDK14.82 për qind dhe AAK 2.64 për qind.
Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, por pjesëmarrja ishte vetëm rreth 35%. Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente.
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 19:10 Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
- 18:57 Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi
- 18:41 Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!