Rikthehet energjia elektrike për 750 mijë familje pas sulmit masiv rus në Kiev

28 Dhjetor 2025 | 15:31

Furnizuesi më i madh privat i energjisë në Ukrainë ka bërë me dije se ka rikthyer energjinë elektrike për gati 750,000 familje në Kiev, një ditë pasi një sulmi ajror rus detyroi qeverinë të mbyllte energjinë elektrike në mënyrë emergjente.

Një sulm i koordinuar me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit të së shtunës vrau dy persona dhe la më shumë se një milion familje në kryeqytet dhe zonat përreth pa energji elektrike.

Në një deklaratë, DTEK tha se konsumatorët në bregun e djathtë të lumit Dniepër në Kiev janë rikthyer në ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, por situata mbetet më e vështirë në bregun e majtë, ku ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike vazhdojnë të jenë të pranishme.

Rusia ka shtuar sulmet e saj masive në sistemin energjitik të Ukrainës në javët e fundit, ndërsa vazhdon sulmin e saj në fushën e betejës mes përpjekjeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës që shpërtheu gati katër vjet më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dyfishojë gjobën maksimale për platformat që shkelin ligjet e moshës minimale për përdorimin e mediave sociale në 99...
11:19 | 28/06/2026

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për...
09:28 | 28/06/2026

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026