Trump telefonon Putin përpara takimit me Zelenskyn: Ishte një bisedë produktive
Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një telefonatë “të mirë dhe shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak përpara takimit të tij të paralajmëruar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump bëri të ditur se biseda telefonike me Putinin u zhvillua para takimit të planifikuar për sot në orën 13:00 me Zelenskyn, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e diskutimit.
“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë, përpara takimit tim sot në orën 13:00 me Presidentin Zelensky të Ukrainës,” shkroi Trump.
Ai shtoi se takimi me presidentin ukrainas do të mbahet në sallën kryesore të ngrënies në resortin Mar-a-Lago dhe se në këtë aktivitet do të jetë e pranishme edhe media.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet