A do ndikojë sulmi në Rusi te marrëdhëniet SHBA-Ukrainë? Reagimi i Trump

29 Dhjetor 2025 | 19:51

Presidentët Vladimir Putin i Rusisë dhe Donald Trump i Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar një tjetër telefonatë, tha ndihmësi i Putinit për çështjet ndërkombëtare Yury Ushakov.

Sipas ndihmësit të Kremlinit, Putin i tërhoqi vëmendjen homologut të tij amerikan ndaj sulmit terrorist të qeverisë së Kievit në rezidencën e tij shtetërore në Rajonin Novgorod. Udhëheqësi amerikan tha se ishte i tronditur kur dëgjoi këtë dhe paralajmëroi se ky sulm do të ndikonte në qasjet amerikane ndaj bashkëpunimit me Vladimir Zelenskyn.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka hedhur poshtë akuzat se Ukraina u përpoq të sulmonte rezidencën e Putinit. Zelensky i ka cilësuar si gënjeshtër pretendimet e Rusisë. Sipas tij Moska po përgatiste terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare në Kiev.

Përveç kësaj, të dy presidentët diskutuan bisedimet SHBA-Ukrainë në Florida dhe ranë dakord të vazhdojnë dialogun e tyre në të ardhmen “në një mënyrë mjaft miqësore”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026