Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë më parë një mik si Trump, fat i madh

29 Dhjetor 2025 | 20:43

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e vlerësoi presidentin e SHBA-së Donald Trump ndërsa hynte në Mar-a-Lago për takimin e tyre të hënën. Netanyahu u shpreh se Trump është një mik i Izraelit teksa theksoi se është një fat i madh për vendin e tij.

“Do ta them përsëri e përsëri e përsëri. Ne kurrë nuk kemi pasur një mik si Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. As afër nuk është”, u tha Netanyahu gazetarëve.

“Mendoj se Izraeli është shumë i bekuar që ka Presidentin Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, dhe do të thoja se në krye të botës së lirë në këtë kohë”, shtoi Netanyahu.

“Mendoj se nuk është thjesht fati i madh i Izraelit. Mendoj se është fati i madh i botës.”

Trump gjithashtu vlerësoi marrëdhënien e tyre të shkëlqyer, duke argumentuar se Netanyahu është një burrë i fortë që e ka udhëhequr Izraelin të jetë më i fortë se kurrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026