Fitorja e LVV në zgjedhje, Goxhaj: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani futën në kurth opozitën

29 Dhjetor 2025 | 22:11

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania fitoren e Lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë një ditë më parë.

Sipas tij, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani futën në krizë opozitën, duke e shtyrë sa mundën krizën politike, në mënyrë që data e zgjedhjeve të përkonte me ardhjen e emigrantëve për festa në Kosovë.

“Albin ‘Kurthi’ futi në kurth opozitën dhe i mashtroi, i futi në një polemizim të madh për çështjen e qeverisjes, e shtyu sa mundi krizën duke përllogaritur që data të vinte kur vijnë emigrantë nga jashtë, ishte një llogaritje e kalkuluar bashkë me Vjosa Osmanin që data e zgjedhjeve të lidhej me ardhjen e emigrantëve. Ndaj i futi në kurth, në fund i propozoi opozitës Konjufcën që opozita në vend t’ia linte topin në derë dhe ta pranonte, se atë qeverisje mund ta rrëzonte në çdo kohë, por ata e hëngrën kurthin e Kurtit dhe ai e paraqiti që këta nuk duan të bëjnë shtet, pra këta janë kundër shtetit. Ky është populizmi i Albin Kurtit, populizmi i do krizat, vetëm nga ato ushqehet dhe ai e shfrytëzoi krizën maksimalisht dhe erdhi në pikën që fitoi zgjedhjet. Nuk ishte çështja a do i fitonte, por sa do i fitonte. Opozita nuk ka asnjë lloj përfaqësimi, të tria palët dolën më vete me pretendimin që do merrnin pushtetin secili më vete, Kurti nuk pati përballë asnjë kundërshtar”, tha Goxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026