Zelensky: Pa mbështetjen amerikane nuk mund të fitojmë! Nuk i besoj Putinit

30 Dhjetor 2025 | 07:39

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar në një intervistë se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën me Rusinë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Zelensky në një intervistë me Fox Neës theksoi se nuk i beson presidentit rus, Vladimir Putinit dhe përsëriti kërkesën për garanci sigurie afatgjata nga Uashingtoni.

“A mund të fitojmë pa mbështetjen amerikane? Jo”, tha ai duke theksuar se një reduktim ose ndërprerje e mundshme e ndihmës nga Uashingtoni do të krijonte probleme serioze për mbrojtjen dhe strategjinë e përgjithshme të Kievit.

Ai shtoi se mbështetja amerikane nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet ushtarake, por edhe me dimensionin politik, ekonomik dhe diplomatik të luftës. Sipas tij prania dhe qëndrimi i SHBA-së veprojnë si një pengesë kundër Moskës dhe forcojnë pozicionin e Ukrainës në arenën ndërkombëtare.

Sa i përket negociatave për paqe, Zelensky deklaroi se nuk i beson Putinit teksa theksoi se presidenti rus nuk dëshiron që Ukraina të ketë sukses. Ai theksoi se nga përvoja e viteve të fundit Rusia tregoi nuk i mban angazhimet kur ato nuk shoqërohen nga presion i konsiderueshëm ndërkombëtar.

Presidenti ukrainas foli gjithashtu edhe për takimin e tij të dielën me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, të cilin e përshkroi si produktiv. Sipas tij, ata diskutuan rrjedhën e luftës ashtu edhe perspektivat për një proces paqeje në të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026