Drejtori i Ujësjellësit: Vlora kthehet sot në normalitet, qyteti po furnizohet me ujë

30 Dhjetor 2025 | 09:28

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati pas riparimit të defektit të tubacionit ka deklaruar se situata është normalizuar dhe mbetet nën monitorim.

Ai shton se dëmtimi ishte vërtet i madh dhe ishte i nevojshëm angazhimi maksimal. Murati thekson se paisja është vendosur dhe qyteti po furnizohet gradualisht me ujë.

“Paisja e vendosur tashmë është në rregull. Është monitoruar situata dhe jemi ok. Po furnizohet një pjesë e qytetit, ndërsa depot janë duke marrë ujë, teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet.  Ishte një dëmtim shumë i rëndë , por tashmë mund të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjesë qytetarëve për problematikën. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë”, ka deklaruar Drejtori i Ujësjellësit Vlorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
10:59 | 28/07/2026

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
10:48 | 28/07/2026

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026