Përfshihet nga flakët kioska në aksin Librazhd-Prrenjas, digjen edhe 2 makina të parkuara
Një zjarr është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë aksit nacional Librazhd-Prrenjas. Mësohet se nga flakët janë përfshirë një kioskë dhe dy automjete. Sipas njoftimit të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Si pasojë e flakëve, u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të Skënder Gega si edhe dy automjete të parkuara pranë saj. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shpëtuan nga flakët dy kioska të tjera në afërsi dhe një automjet tjetër i parkuar pranë vatrës së zjarrit.
Burime nga MZSH bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet ende për t’u përcaktuar. Mes automjeteve të djegura është edhe një mjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Librazhd/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në fshatin Hotolisht, ka rënë zjarr në minimarketin në pronësi të shtetasit S. G. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në minimarket, si dhe janë djegur dy automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve R. S. dhe G. Xh.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq