Konferenca e fundvitit/ Rama: Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë dhe sisteme antidron
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit, teksa e ka nisur me një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.
Rama u ndal edhe tek vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore, duke përmendur Indeksin e Lirisë ekonomike e njerëzore të publikuar nga Instituti amerikan Cato.
Kryeministri thekson se Shqipëria është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9-ta në të gjithë pjesën e Europës Lindore.
“Shqipëria është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9-ta në të gjithë pjesën e Europës LindorE, ku sa i përket lirisë ekonomike, renditet përpara vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia, Greqia.
Është një pasyrë pozitive, një lajm i mirë.
Jemi në një vit që ende nga aspekti ekonomik është ndër më të mirët, me të dhëna pozitive dhe parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike pothuajse 4%.
Ndërkohë, bizneset e reja janë shtuar me afro 20%, investimet e huaja kanë pasur një rritje me mbi 10% dhe stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë, me mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar. Paga mesatare në tre mujorin e tretë ka rezultuar 833 euro, një rritje domethënëse.
Kemi për pak ditë dhe hyrjen në fuqi të ligjit për pagat minimale që shkon në 500 euro dhe do prek një numër të konsiderueshëm punonjësish në privat dhe në shtet”, tha kryeminsitri Edi Rama.
Fitorja e LVV në Kosovë, Rama: Kurtin e kam uruar, do ishte mirë një mbledhje mes dy qeverive
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundivitit më gazetarët tha se ka uruar personalisht Albin Kurtin pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, teksa nuk përjashtoi edhe një mbledhje midis dy qeverive.
Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë, ku theksoi se një nga punët kryesore është hekurudha Durrës-Prishtinë.
“Nuk e di do flasim, do të vendosim, do ishte mirë të kishim një mbledhje mes dy qeverive. Mos harroni kemi bërë mbledhje mes parlamenteve, këtë vit nuk e bëmë për shkak të zgjedhjeve. Albin Kurti u rikonformua si kryeministër dhe i kam bërë edhe urimet edhe personalisht. Dhe ne do të vazhdojmë punën.
Kemi gjëra që mund të bëjmë, sidomos hekurudhën Durrës-Prishtinë, që është xhevahiri i kurorës; do bëjmë çmos që ta çojmë deri në financim”, tha Rama.
Rama për hapjen e aeroportit në Vlorë: Ka pasur konflikt, shpresoj të respektohet kontrata
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit tha për gazetarët se fjala nga aksionerët për hapjen e aeroportit të Vlorës këtë vit nuk u respektua, ndaj shpreson që të respektohet kontrata.
“Ka pasur një konflikt mes aksionerëve, që kanë arsyet dhe dinamikat e tyre, por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë të respektohet kontrata. Dëshiroja të respektohej fjala sipas të cilës aeroporti do hapej këtë vit. Fjala s’u respektua. Tani të respektohet letra, që është pranvera e vitit të ardhshëm”, tha Rama.
Çështja e Ballukut, Rama: Mesazhet janë pjesë e procesit, por jo prova
Kreu i qeverisë Edi Rama teksa komentoi dosjen e SPAK për Belinda Ballukun tha se mesazhet e dala në media nuk mund të jenë prova.
“Që kur mesazhet janë prova?! Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqesh si në kohën e gjuetisë së shtrigave. Mesazhet dhe cdo gjë tjetër që lidhet kush tha çfarë tha janë pjesë e procesit, nuk e përjashtoj unë këtë. Por parapërfytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për çfarë i duhet pafajësia, kush ia kthen prapësht jetën. Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij. Prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë gjera nga ato që ndodhin kështu.”, tha Rama.
Pezullimi i Ballukut, Rama: Kërkesë skandaloze, mbajtëm një qëndrim institucional
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje.
Ai shtoi se morën një qendrim institucional duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“16 mijë faqe janë një vandak me dokomente zyrtare. S’ka nevojë të shohësh. USB-në e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos të krijojmë asnjë shteg se këto i kanë nxjerrë atë.
Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur sepse rasti vjen në Parlament. Përpara se të vinte në Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit eksezutiv brutalisht, me një kërkesë skandaloze për pezullim, e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezulloohet një ministër se duam ne.
Ne mbajtëm një qendrim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe në Parlament do të bënim një qëndrim. Shqipëria ka shumë gjra të tjera që ndodhin dhe bëhen, ndërkohë po ju them disa gjëra që nuk i gjen në asnjë nga tenxheret mediatike dhe politike qe njerëzit nuk i dëgjojnë.
Po u them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës, e thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për parandalimin e torturës në Këshillin e Evropes, dhe flasim për drejtësinë tonë. Jemi në fund të listës më një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq”, tha ai.
“I kemi ndarë prej kohësh punët”, Rama komenton foltoren e opozitës
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u ndal te protesta e opozitës.
Ai tha se rrugët janë ndarë prej vitesh. Rama u shpreh se ai do të vijojë që të qëndrojë në zyrën e tij në PS dhe në qeveri dhe me nota ironie, opozita do qëndrojë poshtë penxheres së tij, në rrugë.
“Opozita s’po bën dot punën e vet. E vërteta është ndryshe, SPAK nuk është opozita e qeverisë. I kemi ndarë punët prej shumë vitesh. Unë në zyrën time në PS dhe ne qeveri, dhe të tjerët poshtë penxheres sime në rrugë. I kemi ndarë punët. Shqipëria është dinjitoze në pjesën e lirive. Ca problemi kam unë me këtë.”, tha Rama.
Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Jemi vendi me kapacitetin më të lartë në mbrojtjen digjitale
Kryeministri Edi Rama solli në fokus sulmin kibernetik që iu bë Shqipërisë këtë vit nga Irani. Rama theksoi se asnjë sulm deri më sot nuk ka arritur të thyejë apo të depërtojë sistemin mbrojtës duke theksuar se Shqipëria është vendi me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike.
“Patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat të mirë nuk arriti të shkatërronte infrastrukturën tonë digjitale. Kemi investuar në mënyrë inteligjente në mbrojtjen kibernetike. Sot jemi një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike. Asnjë sulm deri në momentin të flasim nuk ka arritur të penetrojë murin mbrojtës që i është ngritur murit tonë të infrastrukturës publike digjitale”, tha Rama
Rama: Fond i posaçëm prej 15 mln euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale
Kryeministri Rama theksoi se për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.
“Kemi hedhur një hap domethënës në funksion të rritjes të kapacitetit të trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale. Kemi vendosur një fond të posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim dhe kemi filluar punën për 2 gjëra, krijimin e institutit kombëtar të tumoreve dhe rrjetëzimin e sistemit të kimioterapisë në një sërë spitalesh të tjera për të ulur fluksin që ka spitali në Tiranë dhe për të rritur ndjeshëm kapacitetin e shërbimit.
Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara, dronë luftarakë dhe sisteme antidronë.
“Shqipëria vend prodhues i kapaciteteve ushtarake, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake. Janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes Made in Albania. Do prodhojmë uniformat në vendin tonë dhe do ta bëjmë pikë referime për të prodhuar uniforma edhe për të tjerët.
Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri, por me një marrëveshje kontraktuale me një manifakturë private. Do prodhojmë mjete të blinduara, autoambulanca, do prodhojmë dronë luftarak dhe sistemet antidronë.
6 mujorin e parë të 2026 do shihen dhe produktet e para. Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin, e kemi ngritur që në çdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti ynë të marrë pjesën e vet, jo siç ndodhte më parë, por tenxheret zien. Kemi vënë në dispozicion fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”, tha Rama.
“Rritje e pagave për mjekët” Rama: S’do të lejohet më parkimi brenda QSUT-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se paga e mjekëve dhe e infermierëve do të rritet, madje do të njihet dhe vjetërsia e punës. Ai tha se në QSUT nuk do të lejohen më parkimet, përveç atyre spitalore.
“Paga për mjekët do të rritet 135 euro të tjera. Po kolaudohet godina tjetër e Mbretëresha Geraldinë. Është ndërtuar spitali i Kardiologjisë në QSUT. Është rindërtuar spitali i Peqinit. Të gjitha makinat nga territori i QSUT do të hiqen, do të bëhet park. Të gjitha automjetet, përveç atyre të punës, do të kenë vendin e tyre në këtë parkim të madh multifunksional të qendrës. Ka nisur rindërtimi i spitalit të plastikës. Ndërtimi i qendrës back-up në Vlorë. Ndërtimi i disa pavionëve.”, tha Rama.
Rama: Investime në arsim dhe reformë në shëndetësi
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit, teksa ka theksuar qasjet e reja në teknologji dhe shëndetësi.
“Një qasje e re që imponohet nga koha dhe teknologjia. Ndërkohë në arsimin e lartë janë bërë investime që vazhdojnë, projekte dhe rindërtime të disa godinave.
Jemi gjithashtu në fazë të re për thellimin e reformës në shërbimin shëndetësor dhe përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit të spitaleve tona publike”, tha Rama.
Rama: Deri nga qershori çdo biznes në Shqipëri duhet të ofrojë pagesa elektronike
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së ka listuar arritjet e vitit 2025 nga qeveria ndërsa theksoi se falë bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara, Shqipëria ka arritur të prodhojë vetë pulla fiskale.
Ai gjithashtu shtoi se deri nga qershori i viti 2026 çdo biznes në Shqipëri duhet të ofrojë pagesa elektronike
“Dua ta theksoj se edhe sipas vleresimit të SIPA-s, krahasur më vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria kondisderohet me shkrim jo me gojë vend lider në funskionimin e administratës publike në disa fusha specifike siç janë menaxhimi i financave publike, sherbimet publike dhe menaxhimi i burimeve njerezore.
Kjo është në kundër tendencës se çfarë zien 700 tenxheret politike dhe mediatike. Nuk besoj se sigma është një organizëm që ka lidhje me qeverinë apo PS-në.
Kemi krijuar shoqerinë Alb trace e cila është një risi në jetën e vendit falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara duke siguruar se Shqipëria për një kohët ë gjatë ka qenë e varur nga koncesione të vjetra te prodhojë pullat fiskale këtu në vend të markojë karburantet këtu ne vend dhe të ofrojë një serë produktesh të tjera nga shteti me një teknologji bashkohohere qe do të rrisin sigurinë dhe transparencën.
Kemi hapur një kapitull tjetër për ulur keshin në ndërveprimet ekonomike të vendit. Janë vendosur disa limite si fillim, dua ta theksoj se deri ne qeshor të vitit te ardhshëm cdo biznes që operon ne sektorin e turizmit dhe transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave për qytetarët, jo vetëm kesh por mjete per te bërë pagesa elektronike,” tha Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet