E rëndë në Pogradec, e mitura abuzohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatëzanë! Policia arreston autorin

30 Dhjetor 2025 | 19:54

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Pogradecit. Sipas burimeve nga gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi, një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetël tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar pëe vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzën 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka tregruar më pas ngjarjen dhe sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026