Rrëfimi i guximshëm i aktorit që përloti të ftuarit në “Now”, Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit ka lënë drogën dhe ky është viti im më i mirë

1 Janar 2026 | 10:09

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në Now me moderator Erla Mëhillin. Ai ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale, djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

“Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026