Reshjet e borës rikthehen në veri dhe juglindje të vendit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht
Në ditën e dytë të vitit, reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat veriore të Shqipërisë. Dëborë është regjistruar në akset rrugore Dedaj-Razëm, Bogë-Theth dhe në zonën e Vermoshit.
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, reshje dëbore kanë rënë edhe në qytetin e Shkodrës, të cilat më pas i kanë lënë vendin shiut.
Autoritetet e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se trafiku zhvillohet normalisht, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete zingjire për rastet e ngricave.
Po ashtu dhe juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë prezente në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në zonën e Mokrës dhe rrugën Qukës – Qafë Pllocë.
Temperaturat në juglindje të vendit shënojnë deri në -7 gradë celsius ndërsa policia e qarkullimit rrugor ndodhet në terren duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar, uljen e shpejtësisë dhe pajisjen me goma dimërore.
Ndërkohë që Policia e Elbasanit ka njoftuar të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Korçës ose Qafë Thanës të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi në rrugë ka prani akulli ndësa apelon të minimizohen lëvizjet drejt zonave malore me akull për të shmangur aksidentet. Rekomandohet gjithashtu që në çdo rast të mbahet me vete zinxhirë për goma.
Ndërkohë që bora e parë e vitit 2026 ka zbardhur edhe Librazhdin, duke krijuar pamje dimërore dhe duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Reshjet nisën që në orët e vona të natës, duke mbuluar rrugët, çatitë dhe zonat përreth me një shtresë të bardhë bore.

VIDEO/ Librazhd
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara