Tensionet me SHBA, Maduro: I gatshëm të diskutoj me Uashingtonin për drogën, naftën dhe marrëveshjet ekonomike
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara për çështje si trafiku i drogës, nafta dhe migracioni, pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve.
Sipas mediave të huaja, Maduro tha se është i hapur për dialog “kurdo dhe kudo”. Ai shmangu komentet e drejtpërdrejta mbi pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump për një sulm amerikan ndaj një strukture ankorimi në Venezuelë, gjë që thuhet se u krye nga CIA.
Deklaratat vijnë ndërsa SHBA ka intensifikuar operacionet kundër anijeve që dyshohen për trafik droge në rajon dhe ka ndërmarrë masa ndaj tankerëve të naftës të lidhur me Venezuelën. Uashingtoni i ka justifikuar këto veprime si pjesë e luftës kundër trafikut të narkotikëve.
Në total, ka pasur më shumë se 30 sulme ndaj anijeve si pjesë e “luftës kundër drogës” të administratës Trump, me më shumë se 110 persona të vrarë që kur SHBA-të kryen sulmin e parë ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare më 2 shtator.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë