Moti i keq / Autoritetet shtojnë paralajmërimet, apel për kujdes të shtuar
Reshjet e dëborës kanë përfshirë territorin e Qarkut Shkodër, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse në terren dhe deri më tani, nuk raportohen probleme serioze në qarkullimin rrugor. Megjithatë, për shkak të pranisë së dëborës dhe ngricave në disa akse, qytetarëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë lëvizjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka shtuar patrullimet në akset rrugore me fluks të lartë lëvizjeje, veçanërisht në segmentet ku janë konstatuar reshje dëbore dhe ngrica. Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet.
Në territorin e Bashkisë Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore. Në aksin Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse janë në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, por qarkullimi vijon pa probleme. Reshje dëbore raportohen edhe në Bashkinë Malësi e Madhe, ku në qytetin e Koplikut trashësia arrin rreth 3 cm, si dhe në Bashkinë Fushë-Arrëz, me trashësi 5–8 cm, ku rrugët janë të hapura dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Edhe në Bashkinë Pukë vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm, pa situata problematike të raportuara.
Paralelisht, autoritetet kanë dalë me një njoftim për kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike detare gjatë periudhës 2-7 janar 2026. Sipas parashikimeve, era në drejtimin jug-jugperëndim pritet të arrijë forcën 5-6 ballë, me shpejtësi deri në 10-15 m/s dhe lartësi dallge nga 1 deri në 1.5 metra. Për këtë arsye, duke nisur nga ora 06:00 e datës 2 janar 2026 dhe deri në orën 06:00 të datës 7 janar 2026, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe e mjeteve të peshkimit, si brenda ashtu edhe jashtë Gjirit të Vlorës.
Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit janë udhëzuar të marrin në konsideratë kushtet e përkeqësuara detare dhe të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet bashkëpunimi i të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas parashikimeve, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 7 janar 2026
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil