Në kërkim për kultivim droge, vihet në pranga 35-vjeçari në Malësinë e Madhe

3 Janar 2026 | 09:56

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ishte në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e 719 bimëve narkotike në fshatin Jeran.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Bimët narkotike u asgjësuan gjatë operacionit policor të regjistruar në shtator të vitit 2025.

“Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike, në fshatin Jeran, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026