Pa asnjë gjurmë prej 31 dhjetorit, familjarët në ankth për 82-vjeçarin nga Elbasani

3 Janar 2026 | 13:04

Prej disa ditësh, familjarët e Ali Avdollit, 82 vjeç, janë në ankth dhe në kërkim të tij, pasi i moshuari, i cili vuan nga demenca, rezulton i humbur që prej datës 31 dhjetor.

Sipas informacioneve të familjes, ai është parë për herë të fundit në zonën e Krrabës, pranë Çezmës së Kasinës. Që nga ai moment, familjarët kanë vijuar kërkimet pa ndërprerje, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Shqetësimi është shtuar edhe për faktin se i moshuari, në pamje të parë, duket normal dhe flet qetë, çka krijon dyshimin se ai mund të jetë ndihmuar nga persona të paqartë dhe të jetë transportuar me automjet, pa u kuptuar se vuante nga probleme shëndetësore.

Familjarët u bëjnë apel qytetarëve që, nëse e kanë parë, e kanë marrë në makinë apo e kanë lënë diku tjetër, në fshat, qytet apo përgjatë rrugëve, të kontaktojnë menjëherë. Numrat e kontaktit janë: 069 202 4777 dhe 069 209 6572

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026