Osmani: Mbështesim veprimet e SHBA kundër regjimit të Venezuelës! Venezuelianët meritojnë liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmet amerikane ndaj Venezuelës ndërsa i ka dalë në mbështetje homologut të saj, Donald Trump. Osmani thekson se Kosova qëndron pranë SHBA-së në luftën kundër regjimit të Venezuelës.
Osmani shton se qytetarët e Venezuelës meritojnë liri dhe demokraci. Sipas saj çlirimi i Kosovës është një dëshmi e vendosmërisë së SHBA-së.
“Kosova qëndron fort me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin @realDonaldTrump në mbështetje të veprimeve të saj kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Presidenti Trump qëndroi me popullin e Venezuelës dhe iu kundërvu narko-shtetit të Maduros – duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Kështu duket forca dhe lidershipi amerikan.
Populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen përtej kufijve kombëtarë.
Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta.
Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku – sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, shkruan Osmani.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta