“Të sekuestrohen të gjitha pasuritë”, SHBA publikon akuzat për Maduron: Trafik droge, armësh dhe narkoterrorizëm
Sipas aktakuzës të ngritur nga Gjykata Federale e SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ndaj Nicolás Maduro dhe bashkëpunëtorëve të tij ngrihen këto akuza kryesore:
1. Komplot për narkoterrorizëm
Akuzohen se, për më shumë se 25 vjet, kanë bashkëpunuar me organizata terroriste dhe kartele droge për trafikun e sasive masive të kokainës drejt Shteteve të Bashkuara, duke financuar aktivitete terroriste.
2. Komplot për importimin e kokainës në SHBA
Akuzohen për organizimin, financimin dhe mbrojtjen shtetërore të trafikut ndërkombëtar të kokainës, përfshirë përdorimin e avionëve, porteve dhe infrastrukturës shtetërore.
3. Prodhim, shpërndarje dhe posedim i kokainës me qëllim importimi
Përfshin shpërndarjen e mbi 5 kilogramëve kokainë (në praktikë, qindra tonë), me dijeni se droga do të hynte ilegalisht në territorin amerikan.
4. Përdorim dhe posedim armësh të rënda gjatë krimeve të drogës
Akuzohen për përdorimin dhe mbajtjen e mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese në funksion të trafikut të drogës dhe për mbrojtjen e tij.
5. Komplot për përdorimin e armëve të rënda
Bashkëpunim i organizuar për armatosje të grupeve kriminale dhe terroriste në këmbim të fitimeve nga droga.
6. Konfiskim pasurie (forfeiture)
SHBA kërkon konfiskimin e të gjitha pasurive që rrjedhin nga trafiku i drogës dhe aktivitetet kriminale, përfshirë pasuri zëvendësuese nëse ato janë fshehur ose transferuar.
Këto akuza përfshijnë edhe figura të larta të regjimit venezuelian dhe lidhje me grupe si FARC, ELN, Karteli Sinaloa dhe organizata të tjera kriminale ndërkombëtare.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta