Gruaja, djali dhe ministrat: Kush janë njerëzit e Maduros që akuzohen për trafikun e drogës

3 Janar 2026 | 16:51

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar dosjen me akuzat për presidentin e Venezuelës.

Sipas aktakuzës federale amerikane të ngritur nga Gjykata e SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, këta janë të pandehurit kryesorë të dosjes për trafikun e drogës.

Nicolás Maduro Moros është ish-president i Venezuelës dhe sundimtar de facto i vendit. Ai akuzohet se për dekada ka drejtuar një rrjet shtetëror narkoterrorizmi, duke përdorur institucionet shtetërore, përfshirë ushtrinë, policinë dhe diplomacinë, për trafik masiv kokaine, pastrim parash dhe bashkëpunim me grupe terroriste. Sipas aktakuzës, ndaj tij rëndojnë akuza për narkoterrorizëm, import kokaine dhe përdorim të armëve të rënda në funksion të krimit.

Diosdado Cabello Rondón është ministër i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes dhe konsiderohet një nga figurat kyçe të regjimit. Ai akuzohet për mbrojtje politike dhe ushtarake të trafikut të drogës dhe dyshohet se ka koordinuar rrugë ajrore dhe tokësore të kokainës, duke përfituar ryshfete në vlera miliona dollarëshe. Aktakuza e lidh atë drejtpërdrejt me organizata si FARC, ELN dhe kartele meksikane.

Ramón Rodríguez Chacín është ish-ministër i Brendshëm dhe ish-guvernator. Ai akuzohet për strehimin dhe mbrojtjen e kampeve të FARC në territorin venezuelian dhe dyshohet për ndërmjetësim në trafik shumë-tonësh kokaine, si edhe për sigurimin e mbrojtjes nga arrestimi dhe ekstradimi për persona të përfshirë në këto aktivitete.

Cilia Adela Flores de Maduro, bashkëshortja e Maduro-s dhe ish-presidente e Asamblesë Kombëtare, akuzohet për marrje ryshfetesh, ndërmjetësim me trafikantë droge dhe përfshirje direkte në operacione të lidhura me trafikun. Sipas prokurorisë amerikane, ajo ka përfituar financiarisht dhe ka ndihmuar në mbulimin e aktiviteteve kriminale të rrjetit.

Nicolás Ernesto Maduro Guerra, djali i Maduro-s i njohur si “Nicolasito”, akuzohet për rol aktiv në koordinimin e dërgesave të kokainës, përdorimin e avionëve shtetërorë dhe mbajtjen e kontakteve me kartele droge. Ai dyshohet për përfshirje direkte në trafikun e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.

Héctor Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Niño Guerrero”, është drejtues i organizatës kriminale Tren de Aragua. Ai akuzohet për trafik droge dhe armësh, rrëmbime, vrasje dhe krime të tjera të dhunshme, ndërsa dyshohet se ka ofruar mbrojtje të armatosur për ngarkesa kokaine dhe ka ushtruar kontroll territorial në funksion të trafikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026