Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, shkak mungesa e Veliajt! Furgoni i shoqërimit shkoi me vonesë
Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e Veliajt, i cili nuk ishte shoqëruar nga IVEP Durrës drejt GJKKO si dhe mungesa e disa mbrojtësve ligjorë.
Kjo është e disata herë që shtyhet seanca paraprake në ngarkim të grupit të personave që janë marrë të pandehur nga SPAK për vepra të ndryshme penale. Stafi i kryebashkiakut pretenton se furgoni i shoqërimit ka mbërritur rreth orës 9 në Durrës në të njëjtën orë kur do të niste seanca në Tiranë.
Veliaj kishte kërkuar të mbrohej vete në ketë mënyre t’i mundësohej dhënia e dosjes, pas refuzimeve te vazhdueshme qe ai te lexojë fashikujt. Gjithashtu avokati i vendosur kryesisht nga GJKKO ndodhej jashtë shtetit dhe nuk është paraqitur në seancë.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt dhe përballet me akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në nëntë episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Kryebashkiaku, që vazhdon të mbajë detyrën me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ka mohuar akuzat duke i konsideruar ato të pabazuara në prova.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet