Shpërthimi me një viktimë në Shkodër, mbërrijnë në ambientet e gjykatës 4 të akuzuarit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Janar 2026 | 10:05

Kanë mbërritur në ambientet e gjykatës së shkallës së parë në Shkodër katër të akuzuarit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi për shpërthimin me pasojë vdekjen që ndodhi në Shkodër.

Bushati është personi që akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese. Ai është identifikuar përmes pamjeve të një kamere sigurie të instaluar në një biznes pranë vendit të ngjarjes. Nga shpërthimi mbeti viktimë 67-vjeçari, Hysni Ymeri.

Fillimisht u raportua se shpërthimi kishte ndodhur brenda boksit të shpërndarjes së energjisë elektrike, por pas ekzaminimit dhe reagimit zyrtar të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ku deklaroi se nuk ka pasur shpërthim te matësit elektrikë.

Shpërthimi u shkaktua nga vendosja e një lënde plasëse në katin e parë. Banorët janë shprehur se Ymeri nuk ishte person problematik dhe është baba i dy fëmijëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026