Tensionet mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, 4 të arrestuar dhe 9 të proceduar penalisht

5 Janar 2026 | 10:49

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me tensionet e regjistruara në mesnatë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para Kryeministrisë. Mësohet se lidhur me incidentin janë arrestuar 4 persona.

Gjithashtu janë proceduar 6 të tjerë pasi kanë hedhur sende të forta drejt policisë. Nga kjo ngjarje kanë lënduar 2 efektivë. Proceduar janë edhe 3 persona të tjerë pasi sipas policisë kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:  arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

 Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026