Prerja e pemëve në Vlorë, inspektime në Pyllin e Sodës pas denoncimeve të banorëve

5 Janar 2026 | 14:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH ka zbarkuar sërish në Vlorë, këtë herë me fokus Pyllin e Sodës, një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të qytetit, ku prej javësh janë ngritur shqetësime serioze lidhur me prerjen e pemëve dhe ndërhyrjet e dyshimta në territor.

Inspektimi i KLSH vjen menjëherë pas denoncimit te qytetareve mbi problematikën e krijuar në këtë zonë të gjelbër, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe ligjshmërinë e punimeve të kryera.

Sipas informacioneve, KLSH ka kryer disa inspektime në terren, duke verifikuar situatën në Pylli i Sodës, si dhe dokumentacionin shoqërues të ndërhyrjeve të realizuara. Prej kohësh, Bashkia e Vlorës ka një kontratë me një kompani private për rehabilitimin e Pyllit të Sodës, por pikërisht ky kontraktim është tashmë objekt i verifikimit nga ana e KLSH.

Inspektorët po shqyrtojnë nëse ndërhyrjet janë kufizuar vetëm në rehabilitim dhe pastrim, apo nëse ka pasur prerje të pemëve të reja, çka do të përbënte një shkelje të rëndë ligjore dhe mjedisore.

Burime pranë procesit bëjnë me dije se inspektimet kanë nisur menjëherë pas denoncimit qytetar, ndërsa ky nuk është rasti i parë që KLSH ushtron kontrolle në Pyllin e Sodës, çka tregon se zona ka qenë edhe më herët nën vëzhgim për shkak të ndërhyrjeve të diskutueshme.

Mësohet se kontrolli do të vijojë në të gjithë sipërfaqen e pyllit, me qëllim dokumentimin e plotë të situatës, vlerësimin e dëmeve të mundshme dhe analizimin e përgjegjësive institucionale apo private.

Në përfundim të inspektimit, pritet që KLSH të publikojë një raport të detajuar, ku do të pasqyrohen gjetjet, dëmet e shkaktuara dhe, nëse konstatohen shkelje, do të përcaktohen përgjegjësit konkretë për situatën e krijuar në Pyllin e Sodës, përfshirë edhe rastet e mundshme të prerjes së pemëve të reja dhe dëmtimit të zonës së mbrojtur.

Pylli i Sodës mbetet një pasuri natyrore e qytetit të Vlorës dhe çdo ndërhyrje e pakontrolluar në të nuk është thjesht një shkelje ligji, por një goditje direkte ndaj mjedisit dhe interesit publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026