Rritet mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë të parë
Mosha mesatare që një grua zgjedh të bëhet nënë për herë të parë po vjen në rritje nga vitit në vit.
Të dhënat e fundit të Bashkimit Evropian tregojnë se mosha mesatare e lindjes së parë në BE është 29.8 vjeç.
Në vende të ndryshme, kjo moshë ndryshon ndjeshëm, nga 24.7 vjeç në Moldavi deri në 31.8 vjeç në Itali.
Edhe Shqipëria ndjek këtë trend, me gratë që bëhen nëna për herë të parë në moshën mesatare 29,5 vjeç.
Ekspertët thonë se vonimi i prindërimit lidhet më së shumti me emancipimin e vajzave që zgjedhin të përfundojnë studimet, të sigurojnë stabilitet financiar dhe të krijojnë lidhje të qëndrueshme përpara se të kenë fëmijë.
Në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, gratë zakonisht bëhen nëna në mes të të 20-ave, ndërsa në Evropën Perëndimore dhe Jugore, shumë presin deri në të 30-at e hershme.
Ekspertët paralajmërojnë se vonimi mund të rrisë rrezikun e problemeve të fertilitetit, pasi biologjia nuk ka ndryshuar.
Megjithatë, vendet me gratë që presin më gjatë nuk kanë domosdoshmërish familje më të vogla shumë prej tyre vazhdojnë të kenë një numër të lartë fëmijësh, thonë të dhënat zyrtare.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë