Vëllezërit Hamzallari, të rinjtë që i japin zë skenës muzikore korçare

5 Janar 2026 | 16:56

Panajot dhe Boni Hamzallari janë dy vëllezërit e rinj korçarë të cilët po spikasin me talentin e tyre në fushën e muzikës.

Të dy luajnë në kitarë dhe këndojnë, ndërsa gjatë këtyre ditëve të festave kanë performuar në skenën e Pazarit të Vjetër të Korçës duke dhuruar atmosferë për vizitorët që zgjodhën juglindjen.

Ata tregojnë se kanë kohë që këndojnë edhe pse veten e shohin jashtë Korçës, për shkak të mundësive të pakta.

“Ne kemi rreth 10 viteve që këndojmë dhe merremi me muzikën live, këngët kryesore janë serenatat korçare sepse janë brumi ku jemi rritur, me ato jemi mësuar sepse është muzika e shpirtit tonë. Ne studiojmë dhe rrymën rock, luajmë dhe rock. Është një pasion i joni, është çështja e mbështetjes, nuk kemi mbështetje për krijimet tona, ka mungesë mbështetje”, tha Panajot Hamzallari.

“Unë jam 22 vjeç dhe fillimet time kanë qenë në moshën 8 vjeçare. Unë luaj në disa instrumente, luaj në kitarë, jam bassist, vokalist në bandën time. Nuk mendoj se arti dhe zhanri im mbështetet në këtë vend për shkak se mbështeten antivlerat. Ne kemi disa këngë që do i lançojmë për të kënaqur shpirtin tonë e disa njerëz me kokrra që e pëlqejnë këtë muzikë. Shumë pak janë”, tha Boni Hamzallari.

Janë të shumtë të rinjtë si dy vëllezërit Hamzallari, të cilët kërkojnë mbështetjen e institucioneve për promovimin e tyre artistik në juglindje të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026