Makinat nën ujë, qytetari gjen zgjidhje alternative! Sërf në rrugët e Durrësit
Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Si pasojë e përmbytjeve qarkullimi është vështirësuar për banorët të cilët kanë gjetur një zgjidhje alternative, përmes lundrimit në ujë.
Dhjetëra makina janë përmbytur në rrugë ndërsa lëvizja në këmbë është e pamundur. Një qytetar a përdorur një dërrasë sërfi.
Gjithashtu në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar në disa çerdhe e kopshte përkatësisht në kopshtet “Sotir Noka”, “Met Hasa”, “Neim Babameto”, “Durrësi i Ri”, “Fidanishtja”, çerdhja nr.1 dhe konvikti “Beqir Çela”.
Po kështu procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat. Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura.
Rrugët problematike janë: “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”,“Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe rruga “Enkelejve”
Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.
Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut