“Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, hapet ekspozita që ndërthur traditën me artin bashkëkohor

7 Janar 2026 | 17:45

Në Galerinë e Artit në Tiranë vijon të qëndrojë e hapur ekspozita e qilimave historikë e titulluar “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”. Ekspozita prezanton veprat e katër artistëve ndërkombëtarë nga Azerbajxhani dhe artistit shqiptar Xhevahir Kolgjini.

Në një kohë kur arti i të punuarit me dorë, si në art ashtu edhe në artizanat, po humbet terren për shkak të teknologjisë, disa artizanë dhe artistë janë angazhuar seriozisht për të ruajtur këto praktika të lashta.

“Qoftë e Shëndetshme Dora që Krijon” titullohet ekspozita me qilima ku zanati takohet me artin bashkëkohor, duke bërë bashkë artistët nga Azerbajxhani dhe Shqipëria.

Kjo ekspozitë sjell një ndërthurje harmonike mes traditës dhe modernitetit, duke treguar se si teknikat e vjetra të punimit me dorë mund të marrin jetë në format artistike të sotme.

Instalacionet, kompozimet me dritë dhe veprat artizanale krijojnë një hapësirë të pasur me simbolika, ku vizitorët mund të zbulojnë histori që udhëtojnë përtej brezave dhe kulturave.

“Qoftë e shëndetshme dora që krijon” vë në qendër mjeshtërinë dhe identitetin kulturor, duke kthyer galerinë në një vend reflektimi për bukurinë e traditave që vazhdojnë të frymëzojnë artin modern.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026