“Ku të vete unë po doli Vjosa”? Banori nga Vlora: Po e gdhijmë natën te lumi
Mjetet e ushtrisë mbërritën në Novoselë mbrëmjen e së mërkurës, në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo situatë emergjente që mund të krijohet nga rritja e nivelit të lumit Vjosë.
Situata paraqitet kritike në këtë zone, ku niveli i Vjosës ka arritur në 8,6 metër duke rrezikuar banesat që gjenden pranë.
Një prej banorëve të zonës tregoi për emisionin Now në Euronews Albania se nëse lumi vërshon, i gjithë malli dhe tokat me të cilat ushqehen do përfudojnë nën ujë.
‘Për ne që kemi bagëti është situatë shumë e keqe, nuk kemi ku vemi. Ja mallin do ta heqim, po silazhin ku ta çojmë, plus tokat që kemi marrë me qira. Ku do vete unë?
Deri tan s’na ka zënë, por po doli mua më zë 30 hektarë tokë. Kam ardhur me 2 nipërit, po e gdhijmë këtu. Me çfarë do i ushqejë djali këta? Këtu do ta kaloj natën, pastaj do iki të heq ato lopët nga stalla, t’i nxjerr në rrugë që të mos i zërë uji’, tha ai.
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
- 17:32 Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve