Durrësi nën ujë, Igli Cara: Problemi është te hidrovori…
Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin janë kthyer në shqetësim për përmbytje pasi situata mbetet kritike në disa qytete
I ftuar në emisionin “Now”, deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara, ka analizuar problematikat që lidhen me hidrovorët dhe ndërhyrjet e bëra ndër vite.
Sipas Carës, fakti që ende ka rritje të nivelit të ujit edhe pas shumë orësh pa reshje tregon se problematika është strukturore dhe kërkon zgjidhje afatgjatë.
“Ne kemi një hidrovor në Durrës i cili që në vitin ‘50 ka qenë projekt të cilin e kanë bërë inxhinierët e asaj kohe pas disa viteve studimi. Hidrovorët vendosen në pikën më të ulët dhe duhet të kenë një kuotë deri në çfarë niveli do vendosen. Hidrovori i vjetër është 3.9 metra nën nivelin e detit.
Më pas aty u bë një Port i ri, aty ka qenë hidrovori. Pasi kaloi një vit , thanë që hidrovori ka probleme për riforcimin e tij pas tërmetit.
Nuk është e mundur që brenda disa ditëve të bëhet projekt i ri dhe të zhvendosësh hidrovorin disa metra më tutje. Presioni i daljes së ujit në dalje zvogëlohet.
Sado intensitet i lartë të jetë del një moment që hidrovori pasi hyn në punë, Durrësi qetësohet shpejt. Sot që flasim në zona të caktuara kemi ngritje të nivelit edhe pse kishim 16 orë pa shi”, tha Igli Cara.
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën