Gjirokastër | Situata kritike e motit, emrgjencat zhbllokojnë rrugët e fshatrave

8 Janar 2026 | 07:21

Strukturat e emergjencave civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, kanë ndërhyrë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e sotëm për zhbllokimin e rrugëve në disa fshatra të qarkut Gjirokastër, të bllokuara si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.

Në zonat e Nokovës dhe Lazaratit është punuar për stabilizimin e përrenjve malorë, me qëllim parandalimin e daljes së tyre nga shtrati dhe shmangien e dëmeve për banorët dhe banesat.

Mëngjesin e sotëm, Forcat e Armatosura vijojnë ndërhyrjen për rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve në segmentet rrugore që lidhin fshatrat Dhoksat, Tërbuq, Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinishtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026

Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026

Rrugët e Shqipërisë përgjaket çdo ditë nga aksidentet automobilistike, duke lënë pas qindra të lënduar dhe jetë të humbura. Raporti I fundit i INSTAT ka...
17:35 | 27/07/2026

Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!

Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar rastet e alergjive si pasojë e pickimeve nga insekte të ndryshme. Mjekët alergologë thonë se kjo është periudha...
17:32 | 27/07/2026