Situatë e rënduar nga moti në Pogradec, fshatrat e Dardhasit pa energji elektrike

8 Janar 2026 | 08:52

Pas rreshjeve të shumta dhe situatës së keqe të motit që ka prekur vendin tonë për disa ditë, në Njësinë Administrative Dardhas, Bashkia Pogradec, sipas informacionit të deritanishëm, energjia elektrike mungon në të gjitha fshatrat e zonës.

Sakaq, situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë sjellë bllokimin e disa akseve rrugore.

Pas rrëshqitjes së djeshme që bllokoi rrugën kryesore, probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në aksin Kakaç-Grunjas, ku rruga është bërë e pakalueshme. Rrëshqitje dherash ka edhe në fshatrat Baribardhë dhe Zall Torrë, ku këtë mëngjes qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026