Kryeministri spanjoll i gatshëm të dërgojë ushtarë në Palestinë dhe Ukrainë
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka shprehur gatishmërinë e tij për të dërguar ushtarë në Palestinë për të ruajtur paqen. Sanchez u shpreh se do të dërgojë trupa kur të lindë mundësia, duke shtuar se po shqyrton të njëjtën gjë në Ukrainë.
“Do t’i propozoj Parlamentit, kur të lindë kjo mundësi, që të mund të dërgojmë trupa për të ruajtur rendin në Palestinë, kur më në fund të shohim se si mund të ecim përpara me këtë mision paqeje dhe shpresojmë, më shpejt, të njohim dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën”, tha Sanchez.
Ai u shpreh se në këto momente shumë kritike do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Sigurisht që nuk po harrojmë as Palestinën dhe Rripin e Gazës, Pa dyshim, një shtet palestinez i pavarur, i qëndrueshëm dhe i sigurt do të jetë zgjidhja për stabilizimin, zhvillimin dhe përparimin e një rajoni që është i rëndësishëm si nga pikëpamja gjeopolitike ashtu edhe gjeostrategjike për kontinentin tonë dhe për vendin tonë”, shtoi ai.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës