Reshjet e borës mbulojnë Qarkun e Elbasanit, vështirësi për qarkullimin në disa akse
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të qarkut Elbasan, konkretisht në aksin Elbasan–Gjinar–Zavalinë dhe Elbasan–Tiranë, në segmentin e vjetër rrugor nga Krraba.
Ndërkohë, në bashkinë Belsh situata paraqitet problematike në disa zona. Sipas informacioneve zyrtare, liqeni kryesor i Belshit ka shënuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujit dhe ka dalë nga shtrati. Që prej ditës së djeshme janë hapur portat e shkarkimit për të menaxhuar prurjet e shtuara, ndërsa si pasojë e shkarkimit të digës së Trojasit, aksi rrugor Belsh–Trojas është aktualisht i bllokuar, pasi reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe rruga ndodhet nën ujë.
Autoritetet lokale dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe normalizimin e situatës. Deri më tani nuk raportohet për banesa apo biznese të përmbytura.
Ndërkohë, zona e Gjinarit është mbuluar nga dëbora, ndërsa autoritetet lokale apelojnë për kujdes dhe këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore ose zinxhirë.
Në bashkinë Përrenjas, situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa ekipet e punës ndodhen në terren duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme. Deri në këto momente nuk raportohen dëme apo vështirësi për qytetarët.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, në nivel qarku raportohen mbi 700 abonentë po përballen me ndërprerje të energjisë. Konkretisht, fideri 6 i Nënstacionit Librazhd furnizon pjesërisht zonat Borovë, Stërblevë dhe Zabzun; fideri 4, Polis – Nënstacioni Librazhd është pjesërisht në punë në zonat Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë; ndërsa fideri 3 i Nënstacionit Gramsh furnizon pjesërisht zonat Komuna Tunjë, Kushovë dhe Pishaj.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet në terren po punojnë për menaxhimin e pasojave të motit të keq dhe rikthimin e normalitetit.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës