Të prekur nga përmbytjet, banorët e Vlorës: S’kemi parë kurrë gjendje të tillë

8 Janar 2026 | 18:03

Banorët e zonës së prekur nga përmbytjet kanë folur për situatën kritike që po kalojnë. Disa prej tyre nuk pranojnë të largohen nga banesat e tyre, pasi duan të mbrojnë bagëtinë dhe pronat e tjera.

“Bagëtitë i hoqa, un vetë aty do rri, te bagëtitë. 3 milionë e gjysëm vete një lope”, tha një qytetar.

Të tjerë shprehen të trembur, duke thënë se nuk kanë parë kurrë një gjendje të tillë më parë dhe ndihen të pasigurt.

“Janë çarë kanalet, prite kur të vijë uji te shpia. Se kishim parë ndonjëherë kështu situatën. Kam disa bagëti po s’kam me çfarë t’i çoj, i kam në banesë. Sot do flej një sy hapur një sy mbyllur”.

Një tjetër banor i zonës shprehet optimist mbi situatën për angazhimin e forcave emergjente.

“Unë jam banor i zonës, situtata është shumë mirë, shteti ka qenë në këmbë, është për ti falenderuar që nga bashkia, forcat. Mbetet një situatë e frikshme”, tha ai.

Autoritetet lokale vijojnë të kërkojnë evakuimin e familjeve në zonat më të rrezikuara për të shmangur tragjeditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026