Rama: Nuk kthehet lumi në shtrat me protesta, mos kërkoni fajtor imagjinar! Gjendja është e rëndë

9 Janar 2026 | 08:40

Ka nisur mbledhja e kryeministri Edi Rama në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Të pranishëm në këtë mbledhje do te jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Energjisë, Infrastrukturës dhe ajo e Bujqësisë. Gjithashtu në mbledhje do të ketë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se reagimet nga opozita në këto kohë përmbytjesh janë të tepërta dhe nuk i japin zgjidhje personave të prekur nga kjo situatë. Sipas tij 1587 banesa janë përmbytur.

“E di që fjala durim mund t’i tingëllojë shumëkujt si një cingërimë e tepërt në vesh, por durimi është i domosdoshëm kur ajo që po përjetojmë nuk është thjesht mot i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato se nuk punojnë hidrovoret; lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, si ato kundër ndërtimeve në territore shumë vulnerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane. Këto janë thënie që ushqejnë përçarje, jo ndihmë. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma dhe teori konspirative. Kjo është një gjendje e rëndë, por nuk ka prekur vetëm Shqipërinë.” – tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026