Balluku për përmbytjet: Situata është përmirësuar, kaskada ka pasur prurje rekord

9 Janar 2026 | 08:59

Situata e krijuar nga kushtet e motit është drejt stabilizimit, ndërsa sektori i energjisë dhe infrastruktura kombëtare po funksionojnë normalisht. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, të thirrur këtë të premte nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas Ballukut, në terren janë angazhuar mbi 1600 punonjës, ndërsa zonat më të prekura kanë qenë Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra. Ajo theksoi se veriu i vendit ka qenë më i mbrojtur falë investimeve të kryera ndër vite.

Ministrja deklaroi se Operatori i Sistemit të Transmetimit raporton se të gjitha linjat e energjisë janë funksionale, ndërsa akset rrugore kombëtare janë të hapura, me problematika të evidentuara kryesisht në rrugët rurale. Sa i përket përmbytjeve, Balluku bëri të ditur se kaskada ka pasur prurje rekord.

Pjesë nga fjala Belinda Ballukut:

“Situata sot paraqitet më e mirë. Po e nis nga energjia përsa i përket menaxhimit kanë qenë në terren më shumë se 1600 punonjës. Ku që nga data 2 janar janë angazhuar në zonat më të prekura që janë rajonet e Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës. Është menaxhuar dhe veriu, por për shkak të investimeve veriu ka qenë më i mbrojtur. OST sot relaton në raportin e orës 8 që të gjitha linjat janë funksionale.Akset rrugore kombëtare janë funksionale, ka pasur problematika në akset rurale.

Kaskada ka pasur prurje rekord.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026