Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme

10 Janar 2026 | 13:56

Policia ka arrestuar shtetasen Alma Bime, 43 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i saj u krye pas konstatimit se Bime kishte thyer masën e vendosur nga gjykata, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë edhe akuza të reja për ngjarje të përsëritura dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori.

Më herët, gjatë muajit dhjetor, Alma Bime ishte shoqëruar nga Policia nën dyshimet për kanosje të një shtetasi të huaj përmes mesazheve, si edhe për djegien e orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit, e ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Pas kësaj ngjarjeje, gjykata kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë e cila rezulton të jetë shkelur.

Sipas të dhënave të hetimit, më 31 dhjetor, Bime dyshohet se ka tentuar sërish t’i vërë flakën banesës së ish-bashkëjetuesit, si dhe ka tentuar ta plagosë atë, çka ka çuar në përkeqësimin e pozitës së saj ligjore dhe arrestimin nga shërbimet e Policisë.

Pavarësisht arrestimit dhe akuzave të rënda, rasti ka ngritur pikëpyetje të forta publike mbi faktin se si Bime ka vijuar të mbajë funksionin e saj në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ndodhej nën masë sigurie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e 46 kg kanabis në Rinas. Operacioni “Suitcases” u zhvillua të premten teksa...
13:05 | 04/07/2026

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike

Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të këndojë edhe për shkollat, vendet e punës...
12:48 | 04/07/2026