Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.
Bashkia Shkodër njoftoi se sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 525 ha, e shpërndarë sipas njësive administrative si më poshtë: Nj.A. Dajç rreth 110 ha, Nj.A. Velipojë rreth 265 ha dhe Nj.A. Ana e Malit rreth 150 ha. Prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në afërsi të oborreve, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë.
Situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.58 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.50 m, rreth 1.00 m nën kuotën kritike (9.50 m). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.20 m, rreth 1.80 m nën kuotën kritike (10.00 m).
Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesat e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq